Pse KEK-u ende s’i ka paguar punëtorët për punën në fundjavë

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 10:25
Pse KEK-u ende s’i ka paguar punëtorët për punën në fundjavë

Tash e mbi pesë muaj për t’ua paguar 3.3 milionë euro mbi 1300 punëtorëve të saj, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk po e zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Punëtorët e KEK-ut presin të marrin mesatarisht nga 3 mijë 500 euro secili për punën e kryer gjatë ditëve të vikendeve, e të cilat nuk iu ishin paguar më parë.

Rasti ka marrë epilog final ligjor në fund të muajit shtator të vitit 2022, bazuar në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë shumë të parave prej 3.3 milionë eurosh KEK-u detyrohet t’ua ndan punëtorëve si kompensim për ditët e punës gjatë vikendeve, për periudhën 2011 deri më 2018.

Punëtorët po vazhdojnë të kërkojnë nga KEK-u realizimin e të drejtave të tyre për kompensim.

Madje, sindikata e kësaj kompanie publike i ka dhënë ultimatum menaxhmentit të KEK-ut për zbatimin e aktvendimit të Kushtetues, në të kundërtën paralajmërojnë protesta.

(Kosova Sot Online)