Humb jetën 19-vjeçarja shqiptare dhe mikesha e saj

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 13:27
Humb jetën 19-vjeçarja shqiptare dhe mikesha e saj

Raportohet se një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mediat italiane shkruajnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçarja, Eralda Spahillari dhe Barbara Brotto, 17-vjeç.

Shqiptarja ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një pemë.

Raportohet se nga aksidenti kanë marrë plagë të rënda 3 pasagjerët. Ngjarja ka ndodhur në Motta di Livenza (Treviso). 

(Kosova Sot Online)