Arrestohet një grua në Gjakovë, e rrahu një burrë dhe e bëri për spital

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 10:09
Arrestohet një grua në Gjakovë, e rrahu një burrë dhe e bëri për spital

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri, transmeton “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se e dyshuara ishte nën ndikimin e alkoolit.

Viktima ka pësuar lëndime, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’ rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)