Ishte zhdukur që tre ditë, gjendet 13-vjeçarja

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 10:17
Ishte zhdukur që tre ditë, gjendet 13-vjeçarja

Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur qe tre ditë në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vajza ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.

E mitura është gjetur dhe se është mirë.

Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale. “Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim”.

(Kosova Sot Online)