Një 40-vjeçare hidhet nga ura, banorët e nxorrën nga uji

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 12:07
Një 40-vjeçare hidhet nga ura, banorët e nxorrën nga uji

Një 40-vjeçare është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit, por falë ndërhyrje së shpejtë të banorëve dhe policisë u nxor nga uji, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pas nxjerrjes nga uji, ajo u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky rast është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)