"Tani duhet të gjenden mënyrat e zbatimit të dispozitave nga propozimi evropian"

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 12:49

Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst ka thënë se kur bëhet fjalë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi e nevojshme të përcaktohen modalitetet specifike të zbatimin e dispozitave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të mbledhë takimin e ardhshëm në Ohër dhe sigurisht është e rëndësishme të shihet se bisedimet do të vazhdojnë. Këto janë çështje komplekse. Unë besoj se shumë njerëz në rajon duan të shohin një rezultat ku ata mund të ndryshojnë përfundimisht narrativën dhe të shikojnë të ardhmen së bashku”, thotë Eichhorst.

(Kosova Sot Online)