Kurti: I gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peisazh kulturor historik

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 13:16
Kurti: I gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peisazh kulturor historik

Kryeministri, Albin Kurti gjatë seaces solemne të Kuvendit të Kosovës, e falënderoi Rifat Jasharin, vëllain e komandantit ikonik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti foli edhe për punët që po bëhen për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, ku tha se qëllim ështe që ta bëjnë këtë fshat në “peizash kulturor historik”.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peisazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)