Kervan: Lufta çlirimitare i solli fitore Kosovës, kemi nevojë të jemi të bashkuar

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 14:49
Kervan: Lufta çlirimitare i solli fitore Kosovës, kemi nevojë të jemi të bashkuar

Kryetari i grupit multietnik në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan në seancën e sotme solemne të Kuvendit për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së u shpreh se ishte lufta çlrimitare që i solli fitore Kosovës, e cila po përparon me hapa të fortë dhe sigurtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kervan ka thënë se sot më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi të bashkuar për atdheun.

“Ishte lufta çlirimitare që i solli fitore Kosovës sonë, e cila po përparon me hapa të forta dhe sigurta. Beteja e familjes Jashari u shndërrua në inspirim për rininë, që edhe ata të jenë të gatshëm për të ofruar çdo lloj sakrifice për të jetuar të lirë….Sot në rrugën e përbashkët që na kanë lënë amanet ata ne kemi ndërtuar shtetin demokratik shtetin e së drejtës, gjithëpërfshirës me të drejta të garantuara kushtetuese për gjithë qytetarëve të tij. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë, por deri këtu erdhëm së bashku. Dhe aspak e lehtë nuk do të jetë ditët që na presin as angazhimi që po na pret deri në arritjen e qëllimeve kryesore për shtetin tonë…Duke lënë me një anë edhe dallimet politike sot më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi të bashkuar për atdheun për amanetin e Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve na sollën këtë liri“, tha ai.

(Kosova Sot Online)