Gjobë prej 2 mijë e 600 euro ndaj zyrtarit të Gjendjes Civile në Gjakovë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 16:59
Gjobë prej 2 mijë e 600 euro ndaj zyrtarit të Gjendjes Civile në Gjakovë

Ndaj të akuzuarit Mehmet Leka, zyrtar administrativ në Zyrën e Gjendjes Civile në Molliq të Gjakovës, Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimi dënues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke e dënuar me 2 mijë e 600 euro gjobë, për akuzën se regjistroi në mënyrë të kundërligjshme, personin Sokol Tolaj si banor të Republikës së Kosovës, duke i mundësuar që të pajiset me dokument zyrtar të Gjendjes Civile.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Leka, është shpallur të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sulltan Dobraj.

(Kosova Sot Online)