Zbulohet si ndodhi takimi i Rugovës me Adem Jasharin

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 22:04
Zbulohet si ndodhi takimi i Rugovës me Adem Jasharin

Nuk e ka vlerësoj shumë pozitiv rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në fillet e para të UÇK-së, ndonëse Rugova kishte pasur informacione të bollshme për Adem Jasharin dhe bashkëluftëarët e tij, ka deklaruar një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka deklaruar se Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij ishin në komunikim të përjavshëm me përfaqësine e Kosovës në Tiranë.

“Ai ka pasur informacione për sulmet, përmes Bujar Bukoshit, përmes Lidhjes Demokratike. Ne kemi pasur kontakte thuaja të përjavshme me zyrën, përfaqësinë e Kosovës në Tiranë. Në atë kohë, kujtoj ka qenë Ali Aliu, por si kemi shkuar ne ai ka ecë dhe ka ardhur Mehmet Kraja. Ibrahim Rugova ka pasur informacione kush është akter i kryerjes së sulmeve ndaj forcave serbe”, ka deklaruari.

Fotografia që ishte realizuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, ku shiheshin Rugova dhe Jashari, sipas Nurës është bërë në rrethana spontante.

“Ajo fotografi është realizuar në Rinas. Ne kemi qenë bashkë me Ademin në përfaqësinë e Kosovës, por na kanë thënë po vjen dhe duhet me shku dikush me pritë edhe i thanë a po vjen… hajde më thanë edhe mu dhe thashë jo se po bëhemi kallaballëk dhe shkoi Ademi”, ka thënë ai.

Nura ka thënë se mes Rugovës e Jasharit kishte ndodhur vetëm një zgjatje dore, dhe se nuk kishte ndonjë komunikim e aq më pak diskutim.

“Përmes kontaktit me zgjatje dore, një përshëndetje kështu nuk ka pasë deri në 1994. Aty nuk ka pasur kontakt përvec përshëndetjes dhe fotografisë. Me Bujar Bukoshin pa pasur kontakte, ka pasur diskutim, me Rugovën ka pasur zgjatje duarsh dhe përshëndetje,  joë më shumë”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)