Nura: Adem Jashari pinte edhe birrë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 22:17
Nura: Adem Jashari pinte edhe birrë

Jakup Nura ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari, ishte njeri familjar dhe i hapur për shoqërinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nura ka thënë se Adem Jashari agjëronte dhe e pranonte fenë islame, por nganjëherë edhe pinin ndonjë birrë.

“Ka çështja fetare, cka me thanë, ne e kemi pranu fenë islame, është normale. E kanë agjëru Ramazanin para se me hy në këto rrjedhat e lëvizjes, por kur ka pasur… e ka ditë që do të kemi aktivitet, kur kemi bërë konaqe të ditëpasditshme, atëherë ai nuk ka agjëruar më. Ne s’kemi qenë pijanecë, por naj gotë e kemi pirë. Kemi pirë edhe në Shqipëri. Kemi pirë edhe birra, kemi pirë edhe lëngje”, ka thënë Nura në

“Siç bëhet jeta në ditë normale gjatë jetës”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)