Haziri: Kjo marrëveshje i jep kredit shumë të pamerituar Serbisë

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 08:29
Haziri: Kjo marrëveshje i jep kredit shumë të pamerituar Serbisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se propozimi evropian për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë i bart dy rreziqe serioze, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haziri shtoi se propozimi ka problemin e mosnjohjes.

Haziri tha se rreziku ndërlidhet me pikën e “tejkalimit të së kaluarës”, bazuar në planin evropian.

“Propozimi ka problemin e mosnjohjes. Palët pajtohen që në këtë periudhë të përkohshme mos me pasë kërkesa për njohje. Ne e humbin mundësinë me arsyetuar kërkesën tonë te sllovakët, pse me ju njoh thotë ai kur ju jeni pajtuar me Serbinë që mos me ju njoh. E kemi hup një kredit dhe një kërkesë bazë të mundshme”, tha ai.

“E dyta, me mosnjohje lidhet edhe tejkalimi i së kaluarës. Brenda të kaluarës së afërme hyjnë shumëçka që është prit me qenë në kuadër të procesit të pajtimit, në një situatë të re kur vjen kërkim-falja për dëmet e luftës që janë shkaktuar. Kjo marrëveshje i jep kredit shumë të pamerituar Serbisë sepse ata thonë se ne jemi pajtuar që mos me fol për të kaluarën”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)