Një çifti i prishet vetura në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, persona të panjohur ia vodhën çantën me 580 euro

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 08:36
Një çifti i prishet vetura në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, persona të panjohur ia vodhën çantën me 580 euro

Një grua ka raportuar në polici se derisa ishin duke lëvizur me bashkëshortin e saj me veturë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, u është prishur vetura dhe persona të persona të panjohur që janë angazhuar në rregullimin e defektit kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe 580 para të gatshme, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se është duke e hetuar rastin në fjalë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)