Po 'fluturonte' në autostradë, shoferi gjobitet me 300 euro

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 09:17
Po 'fluturonte' në autostradë,  shoferi gjobitet me 300 euro

Një shofer ka vozitur me shpejtësi të madhe në autostradë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga 130 sa ishte lejuar norma e vozitjes shoferi ka vozitur veturën me shpejtësi 214 kilometër në orë.

E këtë rast e vuri në radarin e saj Njësia për Kontroll të Autostradave. Kjo e fundit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 214 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

(Kosova Sot Online)