
U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani do të largohet nga Kosova

Ermelind Kastrati nga Gjilani, i cili muaj më parë kishte treguar se u largua nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij ka një tatuazh, ai ka vendosur të largohet nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se ka fituar vizë drejt Evropës.
I riu Gjilani ishte njëri nga rekrutët e larguar nga FSK-ja për shkak se kishte një tatuazh në krahun e tij.
(Kosova Sot Online)