Simiç: Të formohet Asociacioni pa asnjë vonesë, është përgjegjësi e Kosovës

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 13:12
Simiç: Të formohet Asociacioni pa asnjë vonesë,  është përgjegjësi e Kosovës

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është obligim i Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Simiç tha se është përgjegjësi e Kosovës t’i përmbush këto obligime.

“Ne kemi nevojë për Asociacionin. Se a do të fillojë Prishtina t’i përmbush obligimet e veta është përgjegjësi e Kosovës, e aq më tepër e BE-së, e cila ishte garantuese e zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Do t’ju kujtoj, Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është gjithashtu një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme”, thotë Simiç në një intervistë për gazetën serbe pro qeveritare Kurir.

“Natyrisht të formohet Asociacioni pa asnjë vonesë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)