Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi të tregojnë interes për kompromis

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 14:19
Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi të tregojnë interes për kompromis

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet, dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është i domosdoshëm.

Presidenti Begaj: U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura,. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën.

Stoltenberg: Ka një prani të konsiderueshme të NATO në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis.

(Kosova Sot Online)