Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërron jetë në burg

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 15:49
Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërron jetë në burg

Edmond Batra i cili ishte i dënuar me burg të përjetshëm dhe vuante dënimin në burgun e Peqinit ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Batra ishte i dënuar për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi.

Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetonte dhe ka vdekur.

(Kosova Sot Online)