Aksident në Klinë raportohet për gjashtë të lënduar

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 17:50
Aksident në Klinë raportohet për gjashtë të lënduar

Në orët e pasdites së sotme në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se në aksident janë përfshirë dy vetura derisa lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë-Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Ai shton se të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Klinës, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)