Dy nga amerikanët e rrëmbyer gjenden të vdekur

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 18:23
Dy nga amerikanët e rrëmbyer gjenden të vdekur

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer nga persona të armatosur në një qytet kufitar të Meksikës janë gjetur të vdekur. Kurse dy të tjerët janë gjetur të gjallë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Tamaulipas, Américo Villarreal Anaya në një telefonatë me presidentin meksikan Andrés Manuel López Obrador. transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Guvernatori tha se ambulancat dhe personeli i sigurisë janë duke u kujdesur për të mbijetuarit. Sipas raportimeve, katër shtetasit amerikanë udhëtuan drejt Meksikës për të shkuar në një klinikë mjekësore në Matamoros. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi vjen disa ditë pasi grupi u mor peng nën kërcënimin e armës në Matamoros.

Katër amerikanët ishin një grup i ngushtë miqsh që udhëtonin nga Karolina e Jugut në Meksikë, që njëra prej tyre, nënë e gjashtë fëmijëve, të mund t’i nënshtrohej një procedure mjekësore përtej kufirit.

Pasi kaluan kufirin, sipas FBI-së, ata u qëlluan dhe u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar.


(Kosova Sot Online)