Nga muaji prilli rryma mund të shtrenjtohet në Kosovë

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 20:14
Nga muaji prilli rryma mund të shtrenjtohet në Kosovë

Zyra e Rregullatorit për Energji  lidhur me vlerësimet preliminare për rritjen e tarifave, tashmë ka pranuar komentet nga: Operatorit i Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Presidentes dhe Zyra e Kryeministrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“ZRRE-ja është në proces të vlerësimit të komenteve të pranuara nga palët e interesuara dhe pas analizimit të tyre do të publikojë raportin përfundimtar me përgjigje ndaj palëve”, thuhet në deklaratën e ZRRE-së.

Sipas saj, vendimi përfundimtar për ngritjen ose jo të faturave do të merret në mars.

(Kosova Sot Online)