19-vjeçarja rrëfen momentin kur doli nga treni

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 20:27
19-vjeçarja rrëfen momentin kur doli nga treni

19-vjeçarja Vasiliki ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit, në mementin kur u përplasën dy trenat në Tempe të Greqisë, por fatmirësisht arritën që të mbijetonin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online",

E reja ka përshkruar momentet e tmerrit, teksa thotë se mendoi se do të vdiste. Në një intervistë për mediat greke, ajo thotë se kanë arritur të dalin pasi panë një çarje në dyshemenë e vagonit.

“Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë… U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova Stelios dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem…”, rrëfen ajo.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Stelios ishte zbathur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit”, është shprehur 19-vjeçarja.


Ajo ka treguar se ajo dhe miku i saj ishin ndër të parët që dolën nga treni.

“Kur dolëm ishte shumë herët. Kur dolëm, ishim pothuajse vetëm. Nga mensa që ishte kthyer në meshë nuk pashë njeri tjetër të dilte. Ishte e gjitha e djegur. Nuk mund të dalloje që mensa ishte aty dhe ne dolëm që andej. Njerëzit kërcyen për të shpëtuar veten, por nga vagoni tjetër, i cili kishte rënë mbi mensë. Nuk e di nëse ka dalë dikush nga mensa dhe nëse ia ka dalë”, përfundon Vasiliki.

(Kosova Sot Online)