3 shqiptarë në çati derisa policia ua zbuloi fermën e kanabisit

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 22:40
 3 shqiptarë në çati derisa policia ua zbuloi fermën e kanabisit

Tre shqiptarë, trafikantë droge janë vënë në pranga pasi tentuan që t’i fshiheshin policisë duke u ngjitur në një fabrikë kanabisi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata u arrestuan pasi policia zbuloi një magazinë kanabisi me vlerë 200 mijë paund në Nailsea të, Britanisë së Madhe. Ata u ngjitën në çati për t’u shpëtuar policëve por godina u rrethua më shpejt nga sa e prisnin.

Të arrestuarit janë Gerald Dosku, 26 vjeç nga Wakefield, Keli Bicaku, 35, dhe Bledar Bardhi. Tre shqiptarët dolën para gjykatës për akuzën e prodhimit të kanabisit, për të cilën u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 1 vit e gjysmë secili.

Gerald Dosku

Keli Bicaku

Bledar Bardhi

Sipas raportimeve, policia reagoi pas një telefonate të marrë nga qytetarët dhe më pas në zonën ku u bë denoncimi u ngrit një dron.

“Do të donim të falënderonim kolegët tanë që punojnë me dronë po ashtu edhe fqinjët që ndihmuan policinë për ndihmën që na dhanë për operacionin”, u shprehën oficerët.

Mediat në Britani kanë publikuar edhe fotot e shkrepura nga dronët në të cilat duken tre shqiptarët në çatinë e magazinës ku ishte kultivuar kanabisi.


(Kosova Sot Online)