
Lajm i trishtë: Vdes 13 vjeçari, ra nga ballkoni

Një 13-vjeçar ka vdekur sot në Elbasan, pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, shkruan “Kosova Sot Online”.
Nga veprimet e para rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit).
13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë, në momentin e rënies nga ballkoni.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)