Kurti për 8 mars: Vazhdojmë betejën për barazi gjinore, nderojmë kontributin e grave

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 11:05
Kurti për 8 mars: Vazhdojmë betejën për barazi gjinore, nderojmë kontributin e grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kë bërë një urim për Ditën e Grave, duke dhënë zotime se do të luftojë për barazi më të madhe gjinore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se kjo është ditë historike, duke shtuar se e vlerësojnë kontributin e grave.

“Ditë e shënuar, javë historike. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, të të gjitha grave, nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht, sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave që nuk janë më dhe luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat për më shumë të drejta dhe barazi. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtësive që ato mbajnë mbi supe. Vazhdojmë përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore, për barazi gjinore. Prej shtëpisë deri në institucione”.

“Sot nderojmë veprën e grave ne luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë tonë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe që shteti e ka obligim që ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të luftës seksuale gjatë luftës. Një prej parakushteve për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Kransiqi-Goodman, që vazhdon të jetë avokuese e zëshme në vend dhe ndërkombëtarisht”.

(Kosova Sot Online)