Vjosa Osmani: Të ketë sa më shumë rrugë me emra të grave

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 13:17
Vjosa Osmani: Të ketë sa më shumë rrugë me emra të grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit para asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e quajti një emergjencë kombëtare feminicidin që duhet trajtuar.

Po ashtu, Osmani në këtë fjalim tha se rrugët në Kosovë duhet të kenë sa më shumë emra të grave.

“Të ketë sa më shumë emërtime të reja të rrugëve me emra të grave, e sa më shumë gra të kenë të drejtën e pronës”, u shpreh presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)