Nëna e 3 fëmijëve plagos me thikë bashkëjetuesin

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 13:26
Nëna e 3 fëmijëve plagos me thikë bashkëjetuesin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Fier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një grua 32-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 32 vjeç.

32-vjeçarja është arrestuar, kurse i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se viktima ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj,

NJOFTIMI ZYRTAR

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen Arinarda Asllani, 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesin, shtetasin Arjan Jorgati, 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".