Plenkoviq - Gërvallës: Kroacia i jep mbështetje Kosovës

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 15:16
Plenkoviq - Gërvallës: Kroacia i jep mbështetje Kosovës

Kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, e ka pritur sot në takim kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata kanë biseduar për raportet bilaterale dhe për proceset integruese në të cilat gjendet Kosova.

Plenkoviq ka thënë se Krocia i jep mbështetje Kosovës në çdo forum të mundshëm, me theks të veçantë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës.

Ai ka përshëndetur veprimin e Kosovës për dorëzimin e aplikimit në Bashkim Evropian dhe ritheksoi përkrahjen për liberalizimin e vizave.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, Plenkoviq theksoi potencialin për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik pas forumit të fundit të biznesit kroato-kosovar të mbajtur në Prishtinë, dhe theksoi kujdesin dhe shqetësimin e vazhdueshëm të Kroacisë për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë.

Të martën Gërvalla ka takuar edhe presidentin kroat, Zoran Millanoviq, i cili ka kërkuar që të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën shtet.


(Kosova Sot Online)