Konjufca propozon që kësaj deputeteje të mos i jepen mëditje

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 17:00
Konjufca propozon që kësaj deputeteje të mos i jepen mëditje

Për seancën e sotme deputetes Albena Reshitaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka propozuar Administratës së Kuvendit që të mos i ndajë mëditje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë propozim Konjufca e dha me arsyetimin se deputetja Reshitaj ka qëndruar vetëm 10 sekonda në seancë.

“I propozoj që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje, sepse hyri në seancë e qëndroi vetëm 10 sekonda, doli edhe e vendosi nënshkrimin, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)