Ja disa nga rastet e vrasjeve të grave në Kosovë

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 21:00
Ja disa nga rastet e vrasjeve të grave në Kosovë

Diana Kastrati, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Donjeta Pajazitaj, Valbona Ndrecaj e vajza e saj, janë emrat e grave që përjetësisht gjëmojnë femicidin në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastet që përfundojnë me vrasje, paraprakisht janë viktima të dhunës në familje në vazhdimësi.

Mbi 2289 herë gratë raportuan në Policinë e Kosovës gjatë vitit 2022 se po keqtrajtoheshin fizikisht.

Ndërkaq gjatë vitit 2023, nga gjithsej 216 raste të dhunës në familje, 117 prej tyre gratë ishin viktima.

Fatkeqësisht, këto janë vetëm disa nga mbi 50 rastet e vrasjeve të grave që nga viti 2010 në Kosovë.

(Kosova Sot Online)