Konjufca: Themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt

  • 08 March 2023 - 21:35
Konjufca: Themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt

Nuk bën të themelohet Asociacionin para marrëveshjes, pasi  ky do të ishte një gabim i madh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja De-Facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim me u pozicionua ashtu”, ka thënë Konjufca.

Ai tha se themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt, e cila nuk është dëmtim i madh për Kosovën, por me këtë, mund të bëjmë një hap të madh përpara.

“Pra, kurrgjë tu dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon me e njoftë Kosovën De-Facto dhe pas njohjes De-Facto, cilat janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me fitu Serbia, çfarë lloj të mekanizmit në Kosovë. Unë mendoj që mundet me e kriju një forum të Komunave Serbe, ku ata mblidhen dhe ata folin për problemet e tyre”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)