Konjufca: Plani evropian është një njohje e fuqishme 'De-Facto' për Kosovën

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 22:05
Konjufca: Plani evropian është një njohje e fuqishme 'De-Facto' për Kosovën

Plani evropian është një njohje e fuqishme De-Facto për Kosovën nga ana e Serbisë, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sipas mendimit tim, njohja De-Facto është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston absolutisht si shtet i pavarur, që e merr zotimin mos me t’u përzi në asnjë prej punëve tua të brendshme, mos me t’u përzi askund në arenën ndërkombëtare, që me t’i njoftë krejt çka prodhon ti, krejt dokumentet, prej pasaportës, doganave, mallrave, gjithçka që prodhon Republika e Kosovës me logo të saj, pa kurrfarë fusnote, plotësisht të barabarta si shtete”, tha Konjufca.

Ai tha se është neni i 2 i planit evropian, për shkak të cilit, Serbia nuk e ka nënshruar marrëveshjen.

“Kjo është njohja që po kërkohet me planin evropian. Unë mendoj që kjo është arsyeja, për shkak të nenit 2 që nuk e nënshkruan Serbia dhe nuk pres që do ta nënshkruajë as me 18 mars. Kryeministri Kurti, edhe atë ditë ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë, mirëpo Serbia nuk e nënshkruajti. Unë mendoj që kjo e qet në pozicion të favorshëm Kosovën”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)