Vdes foshnja në Spitalin e Pejës, babai dyshon tek mjekët për neglizhencë

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 09:01
Vdes foshnja në Spitalin e Pejës, babai dyshon tek mjekët për neglizhencë

Në Spitalin e Pejës dje ka vdekur një foshnje, shkruan “Kosova Sot Online”.

Babai i foshnjes së vdekur, ka thënë se dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)