Vrasje në tentativë në Drobesh të Vitisë

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 09:17
Vrasje në tentativë në Drobesh të Vitisë

Dje në fshatin Drobesh të Vitisë disa burra janë rrahur mes vete, shkruan “Kosova Sot Online”.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, katër burra janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete me vegla pune e thikë.

Të lënduarit kanë marrur trajtim mjekësor.

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)