Pamje nga bastisjet e shtëpive të ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 11:00
Pamje nga bastisjet e shtëpive të ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe, pwrcjell ‘Kosova Sot Online”.

Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Raportohet se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Ai i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)