Arben Vitia kritikon qeverinë e PAN-it: Pse nuk është bërë më herët ligji për çmimin e barnave?

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 11:50
Arben Vitia kritikon qeverinë e PAN-it: Pse nuk është bërë më herët ligji për çmimin e barnave?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kritikuar Qeveritë e mëparshme që nuk e kanë proceduar ligjin për çmimet e barnave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj nuk është proceduar në MSH.

Vitia tha se fatkeqësisht i është dashur të merret me këtë problem.

“Në asnjë prononcim timin dje nuk kam thënë pse nuk është bërë ky ligj më herët. Unë kisha pas qef ky ligj mu bë ma herët, fatkeqësisht nuk është bërë. Kisha pas qef mu merr me probleme tjera, fatkeqësisht mu ka dasht mu merr me këtë problem. Pse nuk është bërë ma herët, sepse në Qeverinë e PAN-it, a e dini sa ligje janë procedu në MSH, zero, asnjë ligj. Edhe atëherë iu kam thënë kjo çështje nuk zgjidhet me udhëzim administrative”, tha ai.

(Kosova Sot Online)