Daçiq: Propozimi franko-gjerman është i i dhimbshëm dhe i vështirë

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 12:43
Daçiq: Propozimi franko-gjerman është i  i dhimbshëm dhe i vështirë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur sot për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daçiq ka thënë se propozimi gjerman është i vështire dhe i dhimbshëm edhe për Beogradin dhe Prishtinën.

“Nuk e di nëse ne do të presim të bëhemi shtete anëtare të BE-së. Për çfarë perspektive po flasim ne, kur ne e dimë që në propozimin franko-gjerman, pavarësisht se sa i vështirë dhe i dhimbshëm që është është për Beogradin dhe Prishtinën, ka vetëm një fjali që hap perspektivën evropiane”, ka thënë Daçiq duke rikujtuar deklaratën e Macron se s’duhet të ketë shtete anëtare.

(Kosova Sot Online)