Vitia: 29 mjekë nga diaspora kanë shprehur vullnetin të vijnë në Kosovë për të punuar

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 13:07
Vitia: 29 mjekë nga diaspora kanë shprehur vullnetin të vijnë në Kosovë për të punuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se 23 profesionist shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës kanë shprehur vullnetin dhe gadishmërinë që të vijnë për të trajnuar mjekët dhe trajtuar pacientët në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, Vitia ka treguar se gjashtë specialist janë kthyer për të kontribuar në sektorin privat.

“Deri tani janë 23 mjekë të cilët kanë gadishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat, që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në vendet ku ka më së shumët nevojë. Ndërsa, në sektorin privat janë gjashtë specialist që janë kthy për të kontribuar’, ka thënë Vitia.

(Kosova Sot Online)