Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 14:49
Bogujevci:  Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bogujevci tha se po e thotë publikisht se nuk e ka pasur mundësinë që të ketë një burrë ose të dashur, apo të jetë në lidhje martesore dhe ka vendosur të e përdor metodën shkencore që të ketë fëmijë.

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose cfardo forme tjetër, kam dasht të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi cfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, tha Bogujevci.

(Kosova Sot Online)