Eurodeputeti holandez: Në 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 15:09
Eurodeputeti holandez: Në 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, e ka cilësuar hap të rëndësishëm, leximin e parë për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës nga Këshilli i Ministrave të BE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reuten ka shkruar se se më së voni më 1 janar të vitet 2024, Kosova do të marr vendimin e merituar që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza.

“Një hap i rëndësishëm! E mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti [ndodh] votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Europian. Më së voni më 1 janar 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza”, ka shkruar ai në Twitter.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para. Por, funksionalizimi i këtij sistemi është shtyrë për në vitin 2024 dhe heqja e vizave për kosovarët s’do të jetë më e lidhur me të.

(Kosova Sot Online)