Ja kush thotë: Policia i bëri 'llom' dy të rinj

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 15:14
Ja kush thotë: Policia i bëri 'llom' dy të rinj

Mbi pretendimin se pjesëtarë të policisë së Kosovës i kanë “keqtrajtuar fizikisht” dy të rinj të këtij fshati, një grup i vogël banorësh serbësh lokalë të Joshanicës në afërsi të Leposaviqit janën mbledhur sot dhe kanë protestuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kërkesa e tre ka qenë që forcat speciale të Policisë së Kosovë t’i reduktojnë lëvizjet në atë pjesë meqë thonë se “nuk ndjehen të sigurt”.

Lidhur me këto pretendime të serbëve lokalë sot Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim përmes të cilit kanë konfirmuar se për diçka të tillë s’ka rezultuar asnjë rast i raportuar në institucionet kompetente.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në sqarim.

(Kosova Sot Online)