Vendet që s’e njohin Kosovën i thanë “po” liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 15:40
Vendet që s’e njohin Kosovën i thanë “po” liberalizimit të vizave

Këshilli Evropian, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për kosovarët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është publikuar komunikata ku konfirmohet përkrahja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu kanë votuar pro një vendimi të tillë, pesë shtete këto që s’e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Në këtë votim vetëm Irlanda nuk ka marrur pjesë.

(Kosova Sot Online)