Protestë në veri nga serbët lokal, pretendojnë se Policia i “keqtrajtoi fizikisht” dy të rinj

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 15:49
Protestë në veri nga serbët lokal, pretendojnë se Policia i “keqtrajtoi fizikisht” dy të rinj

Disa banorë lokal serb të Joshanicës në afërsi të Leposaviqit kanë protestuar mbi pretendimin se pjesëtarë të policisë së Kosovës i kanë “keqtrajtuar fizikisht” dy të rinj të këtij fshati, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim përmes të cilit kanë konfirmuar se për diçka të tillë s’ka rezultuar asnjë rast i raportuar në institucionet kompetente.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në sqarim.

(Kosova Sot Online)