Hill: Beogradi të harmonizojë politikat e tij me Bashkimin Evropian

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 16:21
Hill: Beogradi të harmonizojë politikat e tij me Bashkimin Evropian

Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë dhënë qëndrimin e tyre se Rusia nuk duhet të lejohet të vazhdojë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hill ka potencuar se shpreson që edhe Serbia t’iu bashkohet këtyre shteteve.

Ai teksa ka folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ka thënë se është e nevojshme që Beogradi të harmonizojë politikat e tij me Bashkimin Evropian.

Diplomati amerikan ka thënë se nëse është e nevojshme që Serbia ta pi një ilaç të hidhur, atëherë është më mirë që ta bëjë tani.

(Kosova Sot Online)