Ministrja i ka dy fjalë pas vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 17:34
Ministrja i ka dy fjalë pas vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, shkroi Xhaçka në Twitter.

(Kosova Sot Online)