Gashi i bindur: Atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 19:02
Gashi i bindur: Atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda

Sipas avokatit, Tomë Gashi, e gjithë puna shumëvjeçare për plotësimin e kritereve per liberalizim te vizave, është meritë e kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Madje ai shkon edhe më larg, duke thënë se Kurti e arriti “në 10 sekonda” atë që nuk e arritën të tjerët për 10 vite.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

10 vjet apo 10 sekonda?

Ate qe te tjeret nuk e arriten per 10 vjet, Albini e arriti per 10 sekonda!

Votimi per liberalizim te vizave u be nga shtetet e Europes per 10 sekonda.

Mos i hapni shampanjat sic i hapnin te tjeret dhe mos thuani qe liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi per liberalizim eshte bere sot!

Per liberalizim votuan edhe Spanja,Rumania,Qipro,Greqia dhe Slovakia.

Bravo Albin!. 

(Kosova Sot Online)