Projektligjin për anti-doping, Kuvendi miraton në lexim të dytë

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 19:15
Projektligjin për anti-doping, Kuvendi miraton në lexim të dytë

Projektligjin për anti-doping, Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë.

Kuvendi nuk pati kuorum për të miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli seancën plenare, ku tha se pikat e tjera të mbetura që ishin në rend të ditës do të trajtohen në seancat e radhës.

(Kosova Sot Online)