Grabiten 5 kg ari sikur në filma

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 19:56
Grabiten 5 kg ari sikur në filma

Tre grabitës janë arrestuar 10 ditë pasi grabitën me thasë 5 kg flori nga një argjendari në Tuzla të Turqisë. Mediat turke kanë publikuar pamjet e grabitjes, ku shihet sesi hajdutët hynë në dyqanin e argjendarisë duke thyer bravat me levë dhe duke hapur qepenin gjatë natës së 27 shkurtit dhe duke e futur arin në thasët që kishin sjellë me vete.

Hajdutët u larguan menjëherë me mjetin e tyre pasi vodhën në dyqan 5 kilogramë ar dhe 300 mijë lira turke.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen 5 persona që iu afruan dyqanit të argjendarisë, por 3 prej tyre hynë brenda dhe mbushën thasët me flori, ndërsa njëri priste jashtë duke kontrolluar rrugën, kurse shoferi priste në makinë.

(Kosova Sot Online)