Berisha: Vendimi nga BE për Kosovën është një arritje e vërtetë për qytetarët

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 20:25
Berisha: Vendimi nga BE për Kosovën është një arritje e vërtetë për qytetarët

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi ministrat e Bashkimit Europian i hapën dritën jeshile liberalizimit të vizave me Kosovën.

Berisha tha se ky vendim, ndonëse i vonuar, është një hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE.

POSTIMI I PLOTE

Ministrat e BE-së miratojnë në unanimitet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Të dashur miq, sot ministrat e BE-së miratuan në unanimitet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke filluar nga data 1 janari i vitit 2024.

Ky vendim, ndonëse i vonuar për Kosovën, e cila është ndër vendet më të sigurta në rajon është një arritje e vërtetë për qytetarët e saj, dhe është një hap i rëndësishëm në rrugën e afrimit dhe integrimit të saj në BE.

Urime qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës.

(Kosova Sot Online)