Krasniqi: Kurti është përgjegjës për pamjaftueshmërinë e planit evropian

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 21:43
Krasniqi: Kurti është përgjegjës për pamjaftueshmërinë e planit evropian

Kryeministri i Kosovës, është përgjegjës për pamjaftueshmërinë e planit evropian, ka theksuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fajtor për mungesë të rezultateve pozitive në dialog, sipas të parit të PDK-së, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi, tha se me të marrë pushtetin, Kurti për një vit nuk e ka marrë seriozisht dialogun me Serbinë, takimet gjatë asaj kohe sipas tij, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.

“Unë sot besoj se arsyeja që e kemi një marrëveshje të pamjaftueshme për Kosovën, e cila nuk i adreson dhe realizon kërkesat e Kosovës, në radhë të parë është përgjegjësi e Kurtit. Sepse në periudhën kur ai e ka marrë përgjegjësinë me udhëheq Kosovën, pothuajse 1 vjet nuk e ka bërë asnjë hap në drejtim të dialogut. Pastaj edhe në takimet që kanë ndodhur kanë qenë takime për konsum të brendshëm qoftë të Kurtit në Kosovë qoftë edhe Vuciqi në Serbi”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)